Inxhinieri e thjeshtë dhe e qartë.

Ngarja e pastër elektrike hap dyert ndaj një bote krejtësisht të re të thjeshtësisë. Lëvizja krejtësisht elektrike nënkupton një zvogëlim të thellësishëm të numrit të pjesëve lëvizëse, burimeve kryesore të zhurmave dhe vibrimeve mekanike. Motori elektrik IONIQ me fuqi 100kË është më i qetë se përshpëritja. Por, më e mira nga e gjitha është sepse në esencë është më e thjeshtë, më e shpejtë dhe më i besueshëm sesa motor konvencional me benzinë dhe e ka shkarkimin absolut zero. Sistemi i frenimit rigjenerues grumbullon energjinë e frenimit e cila përndryshe do të humbiste, duke e përdorur atë për të rimbushur rezervat e fuqisë së baterisë. Kutia sekuenciale e shpejtësisë me leva në timon(Paddle shifters) i mundëson shoferit të tejkalojë cilësimet e paracaktuara të sistemit të makinës eko dhe të grumbullojë të gjithë fuqinë për performancë më të shpejtë në varësi të disponimit dhe nevojave në një situatë të caktuar. 

Inxhinieri e thjeshtë dhe e qartë.

Motor sinkron me magnetë të përhershëm

Ofron 100kW (120ks) kënaqësi e mirëfilltë. Ky motor arrin një balancim perfekt me efikasitet të lartë dhe fuqi të lartë. Ka momentin më të madh të rrotullimit prej 30.1 kgfm (295 Nm), i cili dërgohet menjëherë dhe plotësisht kur shtypni pedalin e gazit. Megjithatë, kjo është ana më argëtuese e drejtimit të IONIQ elektrik. 

Njësia e kontrollit të energjisë elektrike

Truri që drejton IONIQ elektrik është EPCU dhe ai kujdeset që gjithçka të funksionojë siç duhet. Punon në qetësi, prapa skenave dhe plotëson kërkesa shumë që administrojnë sisteme të ndryshme elektrike dhe elektronike. Ju me siguri nuk do të keni nevojë kurrë të dini për invertorin AC / DC, konvertuesin DC-DC të tensionit të ulët dhe Njësinë e kontrollit të automjetit por këto nënsisteme vitale janë këtu dhe të gjitha punojnë të gjithë në harmoni të përsosur sipas direktivave të EPCU. 

Port për karikim

Për fleksibilitet maksimal, porti ofron një zgjedhje të mënyrave të karikimit: karikim standard ose karikim i shpejtë. Lidhja kabllovike është menduar për të qenë e sigurtë, e siguruar dhe e thjeshtë. 

Kabëll për karikim In-Cable Control Box (ICCB)

Ky kabëll praktik është i vendosur në bagazh dhe ju mundëson të karikoni IONIQ elektrike në mënyrë praktike kudo. Është dizajnuar për tu lidhur me prizë standarde muri dhe të karikojë IONIQ me ndihmë të energjisë alternative në shtëpi.

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.