Sistem prej 7 jastëkëve ajri

Në qoftë se ndonjëherë ju ndodh një e papritur, shtatë airbag do t'ju ofrojnë një mbrojtje të shkëlqyer.

Për pasagjerët në sediljen e përparme janë dy jastëkë ajri të përparmë, dy jastëkë ajri ansorë për mbrojtjen e kafazit të kraharorit si dhe jastëk ajri për mbrojtje shtesë të gjunjëve të shoferit.

Perdja e ajrit e cila shtrihet në të gjithë gjatësinë, udhëtarëve në vendet e para dhe të dyta iu mbron kokën në rast të një goditje anësore.

Kontrollet e dritares së sigurisë së energjisë

Për siguri të shtuar, sensorët automatikisht ulin dritaret me 150 mm kur zbulojnë pengesa në kornizë. 

Paralajmërim për përplasje në kënd të verbër (BCW)

Sensorët e radarit të montuar në prapakolpin e pasmë do t'ju lajmërojnë për praninë e një automjeti në zonën e këndit të verbër me alarm zanor dhe duke ndezur ikonat LED të integruar në pasqyrat anësore.

Ndihma për qëndrim në korsi (LKA)

LKA e mban makinën në mes të korsisë duke përdorur kamerën e përparme. Në qoftë se automjeti del nga korsia e synuar, LKA aktivizon një alarm vizual dhe zanor dhe rregullon automatikisht këndin e drejtimit, duke parandaluar lënien aksidentale të korsisë.

Ndihma në shmangien e përplasjes ballore (FCA)

Kamera e përparme dhe radari i përparmë punojnë bashkërisht për t'ju paralajmëruar për një përplasje të afërt me një automjet tjetër ose këmbësor dhe në qoftë se është e nevojshme FCA automatikisht do të bëjë frenim emergjent për të parandaluar përplasje. 

Kontrolli smart i lundrimit me sistemin Stop & Go (SCC w / S&G)

Funksioni inteligjent bën më shumë sesa ruajtja e një shpejtësie të paracaktuar: SCC ruan automatikisht distancën e sigurisë nga automjeti përpara me përdorimin e ndërhyrjes së kombinuar të frenave dhe gazit. SCC do të çaktivizohet automatikisht kur shpejtësia është nën 10 km / orë.

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.