Sistemi për shmangien e përplasjes përpara (FCA).
FCA është një funksion i sigurisë aktive që paralajmëron shoferin në situatat kritike gjatë së cilës, nëse është e nevojshme, do të frenojë automatikisht. Duke përdorur kamerën e përparme multi-funksionale, FCA funksionon në tre faza. Në fillim shoferi paralajmërohet vizualisht dhe me tingull, pastaj në përputhje me rrezikun e vlerësuar kontrollohet frenimi, dhe në fund, në qoftë se përplasja eventuale është e pashmangshme, me forcën maksimale të frenimit ajo përpiqet të shmangë ose të paktën të minimizojë dëmtimin e mundshëm.