Koncepti i përjetshëm i dizajnit të modelit i30 pasqyron vëmendjen dhe emocionet që rrezatojnë nga çdo detaj.
Pjesa e përparme
Dizajn i fuqishëm dhe i përkryer
Linja të forta, të frymëzuara nga natyra
Identiteti krejt i ri i dizajnit të kompanisë Hyundai Motor është përsosur më tej për t'i dhënë pjesës së përparme të makinës një pamje mbresëlënëse.
Fenerët (dritat e përparme) LED
Grupi i përpunuar me elegancë i dritave të përparme përdor shumë projektorë LED për dritat e gjata dhe larta si dhe për fenerët e zhytur dhe nga ana energjitike janë më efikase se sa ndriçuesit konvencionalë.
Grila e radiatorit
Forma si dhe të gjitha detajet krejtësisht të reja grilës së radiatorit Hyundai janë të frymëzuar nga lëvizja e valëzuar e çelikut të shkrirë dhe derdhja e tij, duke dhënë përshtypjen e forcës në lëvizje.
Dritat LED të ditës (DRL) & dritat për mjegullën
Elementit të përparuar gjashtëkëndor të grilës së radiatorit i është shtuar një element konik për të plotësuar të gjithë tërësinë që ka rënie nga poshtë.
Parakolp i ulur
Forma 3-dimensionale e parakolpit të ulur thekson pozicionin gjërësisht sportiv të i30 krejtësisht të ri.
Pjesa anësore
Anët, pamjet serioze dhe përmasat perfekte
Stili Evropian i plotësuar me linja të forta
Kapaku i ulur dhe linja karakteristike të cilat lidhin pjesën e përparme me pjesën e pasme fundore të makinës me detajet vertikale plotësojnë pamjen dinamike të këtij modeli.
Linjat karakteristike
Me pjesën anësore krejtësisht të re i30 dominohet linja karakteristike e pandërprerë karakteristike e rafinuar që shtrihet nga dritat e përparme deri në grupin e dritave të kombinuara të pasme.
Disqe alumini
Me ofrimin e disqeve për i30 krejtësisht bien në sy disqet 16” me 10-këmbë në dy nuanca dhe disqe alumini 17” me 10-këmbë gjithashtu në dy tone.
Çatia panoramike
Kulmi panoramik me ngritje dhe lëvizje me hapje të gjerë i jep kabinës së udhëtarëve një atmosferë edhe më të hapur dhe më të ajrosur.
Pjesa e pasme
Pamje unike e pjesës së pasme
Me krenari përballon pamjet e automjeteve pas tij
Krenar që vështron nga automjetet që e ndjekin. Skulptura unike e pjesës së prapme vë në dukje ndjenjën e harmonisë dhe lidhshmërisë së çdo elementi të dizajnit.
Grup i pasëm i kombinuar i dritave LED
Grupi shumë i theksuar i pozicionuar horizontalisht i dritave të kombinuara të pasme plotëson më tej ndjenjën e fuqisë, gjerësisë dhe stabilitetit. Gjithashtu janë të disponueshme edhe me dritat LED, të cilat jo vetëm janë më ekonomike por njëkohësisht duken edhe shumë bukur.
Grupi i pasmë i dritave reflektive dhe dritat e mjegullës
Grupi i pasme i dritave me montim të lartë dhe dritat e mjegullës kontribuojnë në përshtypjen e përgjithshme të madhësisë dhe stabilitetit të kësaj makine.
Drita stop LED e vendosur lart
Drita stop LED e hollë, por megjithatë shumë e dukshme e vendosur lart jep përshtypjen e një sofistikimi tjetër të kësaj makine.
Brendësia
Thjeshtësia e panelit të kontrollit dhe kabinës së udhëtarëve japin përshtypjen e elegances, cilësisë dhe gjërësisë së punuar. Më shumë se gjithë kjo, gjenerata e re i30 është ndër makinat më të bollshme në kategorinë e saj.
Karakteristikat e brendshme
Stili i rafinuar i këtij modeli plotësohet me motive dizajni të marra nga avio-industria
Grup supervizimi
E gjithë zona e ekranit LCD përdoret për mënyrën më efektive dhe më të dukshme për të siguruar informacion për ngarjen.
Sistem i plotë automatik i kondicionimit të ajrit
Driver seat and passenger seat air temperatures can be set independently to optimize the pleasure of driving.
Sistemi i ventilimit të ajrit prapa
Udhëtarët në sediljen e pasme mund të kontrollojnë dhe përshtasin me lehtësi sasinë e kalimit të ajrit për rehati maksimale.
Blloku i karikimit wireless të smartphone
Telefonat smartphone mund të karikohen në mënyrë të përshtatshme pa kabllo vetëm duke i vendosur në bllokun e karikimit.
Sediljet e përparme me ngrohje dhe ventilim
Sistemi i ventilimit të sediljeve të përparme mundëson qarkullimin natyror të ajrit për një udhëtim më të rehatshëm, ndërsa ngrohësit e sediljeve sigurojnë ngrohtësi dhe rehati shtesë gjatë ditëve të ftohta (i disponueshëm si opsion).
Drita e brendshme e kabinës
Dritat e brendshme të kabinës ndizen automatikisht kur hapet dera për përgatitje më të sigurt dhe më të përshtatshme për udhëtim.
Veshje pedale metalike (dizajn)
Pedalet e kontrollit të vendosura ergonomikisht, të bëra prej metali i japin një pamje sportive këtij modeli tërheqës (i disponueshëm si opsion).
www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.