Teknologjia që ju do.

Sonata krejtësisht e re fiton zemrat dhe mendjet me teknologjitë e saj të përparuara që kujdesen për ju. Teknologjitë e saj të përparuara për ndihmën ndaj shoferit punojnë në mënyrë të pandjeshme në pjesën në prapavijë në mënhyrë që t'ju çlirojnë nga shqetësimet dhe stresi gjatë udhëtimit, në mënyrë që ju të mund të drejtoni më mirë, më me zgjuarsi dhe në mënyrë më të sigurtë automjetin. Nga një interior i stilizuar deri tek udhëtimi dinamik, Sonata projekton aktivitet sensual sportiv që ka shërbyer si një koncept pararojë në zhvillimin e saj.  Duke qenë se drejtuesit e sotshëm dëshirojnë përvojë inteligjente dhe të personalizuar, Sonata i përgjigjet kësaj sfide me paketën për lidhjet dhe funksionet e përshtatshme. Pavarësisht nga stili juaj i jetesës, Sonata do të përshtatet në mënyrë të përsosur, dhe do të hapi dyert për një botë krejt të re kënaqësie dhe lirie në ngarje.

Teknologjia që ju do.

Teknologjia që ju frymëzon.

Sonata disponon një dizajn perfekt që krijon më shumë sesa vetë zgjimi i emocioneve.  Ajo ofron përfitime të mëdha me funksionet e saj inovative të dizajnit si gradient të fshehur të teknologjisë së ndriçimit dhe me siguri hap diskutimin që vë theksion në mistikën e Sonatës. Pamja e teknologjisë së lartë e Sonatës theksohet me kombinimin LED të dritave të pasme dhe dritave të plota të disponueshme LED. Për ekspresivitetin që thekson performancën e lartë, Hyundai ofron një paketë disqe alumini 18” dhe gomat më të mira Pirell. 

Teknologjia që ju frymëzon.

Një hap më pranë përsosmërisë.

Bëni hapat drejt Sonatës së re dhe zbuloni se përsosmëria në ngarje është më afër se kurrë. Ky duhet të ishte një lajm i mirë, sepse askush nuk është perfekt: gabime ndodhin, por teknologjitë e përparuara të Sonatës në ndihmë të shoferit mund të identifikojnë problemin para se ju të merrni masa korrigjuese që do ta bënin ngarjen (drejtimin) më të sigurtë dhe më të mirë. Të gjithë detajet e Sonatës janë krejtësisht të reja, por të gjithë pikat e prekshme janë kaq të njohura dhe i përdorim instiktivisht me ndjesinë e besimit të plotë. Sonata e re ju përafron me përsosmërinë e udhëtimit më shumë se kurrë më pare.

Një hap më pranë përsosmërisë.

Tingulli që të përqafon.

Sistemi premium BOSE audio i Sonatës krijon një përvojë immersive (përfshirëse) të tingullit, që është aq real dhe i qartë sa ndjeheni sikur jeni me të vërtetë në vetë burimin e tingullit. Ky përmirësim vjen me dymbëdhjetë altoparlantë të akorduar akustikisht, me tingull rrethues qendror dhe me kompensim dinamik të shpejtësisë për shkak të së cilës do të ndjeheni sikur të jeni teleportuar në një studio regjistrimi. Bluetooth, i instaluar tashmë si një funksion standard, rrit edhe më shumë përvojën e dëgjimit duke ofruar përfitimet e një lidhjeje hands-free (pa duar) në smartphonin tuaj.

Tingulli që të përqafon.

Listë çmimesh, karakteristika teknike, broshurë

Dokumenti Titulli Linku
PDF Dokumenti | 2.58MB Broshura Sonata

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.