Hyundai Albania, ju mirëpret në showroom-in e tij më të ri

Ka kaluar gati 2 vite që brandi prestigjoz Hyundai është pjesë e Albanian Motor Company dhe
duket se rruga e tij drejt suksesit në Shqipëri ka filluar më së miri.

Në këto dy vite suksesi ka qënë ai që ka folur për Hyundain, aq sa njerëzit e kanë përqafuar këtë brand duke u bërë pjesë e familjes sëtij të madhe.

Blerja e një makine të re është konsideruar gjithmonë si një investim i madh, e për më tepër në një situatë të tillë, aspak të lehtë që po kalojmë me covid 19, por duket se drejtuesit e Hyundai- t kanë ditur ta menaxhojnë situatën më së miri, duke bërë të mundur të fitojnë besimin e shumë klientëve të cilët kanë arritur ta pozicionojnë në vend të parë Hyundain , si brandin më të shitur në kategorinë e automjeteve e reja te shitur nga koncesionaret e autorizuar.

Këtë vit Hyundai ka hapur dyert e shtëpisë së tij të re.

Me zgjerimin në ambiente të reja, “Hyundai Albania” vjen me një showroom special, me adresë të re në Autostradën Tiranë-Durrës, km2, Mëzez, ku ka një hapësirë gjigande prej më shumë se 8000 metër katrorë.

 

Janë tri kate të organizuara, ku do të gjeni të ekspozuara një larmi modelesh Hyundai, risi për tregun shqiptar.

Kushdo që do të na vizitojë në showroomin e ri do të ketë shumë më shumë mundësi zgjedhjesh, modele speciale për cdo kategori makinash duke nisur nga Suv-et, automjetet ekologjike, automjetet e pasagjerëve etj.

Shtëpia jonë e re është menduar e gjitha të jetë në shërbimin tuaj. Duke filluar nga afërsia . Tashmë gjendemi shumë më afër jush dhe për shumë pak minuta ju keni mundësi të na vizitoni.

Ju keni mundësi tëzgjidhnimesdhjetramodeleshtëekspozuara në showroom. Hyundai tashmë ka rifreskuar pothuajse të gjithë gamën e modeleve, duke qenë brandi me modelet më të reja në treg

Hapësira gjigande ju jep mundësinë fantastike që ju, jo vetëm ti shikoni modelet e Hyundai, por edhe ti provoni ato.

Pranë showroomit të ri do të gjeni edhe ambientin e servisit të autorizuar të Hyundai, me pjesë origjinale të Hyundai. Sikurse cdo gjë tjetër edhe servisi i ri ka shumë më tepër hapësirë, duke ju ofruar shërbimin më të mirë dhe plotësuar në kohë rekord kërkesat tuaja.

Stafi i Hyundai, me specialistët e tij të kualifikuar është në shërbimin tuaj për t'ju asistuar në cdo moment për cdo pyetje, informacion apo sqarim që ju do të keni nevojë. Jo vetëm kaq po kemi edhe një ambientin e pritjes, ku mund të pushoni teksa prisni automjetin nga servisi, apo bisedoni me një mik.

Ju ftojmë të na vizitoni në shtëpinë tonë të re të Hyundai Albania.

Tani edhe më pranë jush, me shumë më shumë hapësirë, modele, zgjedhje dhe përkushtim.

Ejani na vizitoni dhe zbuloni ofertat ekskluzive për modelet tuaja të preferuara

Autostrada Tiranë-Durrës, km 2, Mëzez

Najnovije

Povratak na listu

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.