Jetoni në mënyrë rinore dhe aktive.

KONA e re zgjon një ndjenjë gjallërimi tek ne. Ajo ka një dizajn rinor, gjallërues që zgjon shqisat dhe bën thirrje për shqyrtim edhe më të hollësishëm të mundësive të tij. Futuni brenda, shtypni butonin për lëvizje dhe KONA hyn në jetën tuaj duke ju ofruar performancë jashtëzakonisht dinamike. KONA nga pjesa e përparme deri në pjesën më të pasme është përmirësuar ndjeshëm për t’iu përmbushur nevojat klientëve që të bëjnë jetë aktive.

Jetoni në mënyrë rinore dhe aktive.

Stili juaj, mënyra juaj.

KONA e re është moderne dhe e sigurt dhe në mënyrën e vet gjithmonë përshtatet në të gjitha udhëtimet tuaja. Pavarësisht nëse jeni duke darkuar në qendër të qytetit apo duke udhëtuar në një rrugë fshati, KONA do të bëjë gjithçka që të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Stili juaj, mënyra juaj.

E projektuar për të qenë e ndryshme.

Linjat e fuqishme të Konës tërheqin vëmendjen tuaj nga çdo kënd. Dizajni është i fortë dhe i qëndrueshëm, i përforcuar kudo, duke përfshirë veshjen mbrojtëse mbi harqet e rrotave. Kjo veshje e pjesës së poshtme të fletës metalike shtrihet mbi pllakat mbështetëse dhe të dy mbrojtëset (parakolp, prapakolp) dhe ofron mbrojtje praktike nga gurët dhe mbeturinat e tjera në rrugë.

E projektuar për të qenë e ndryshme.

Jepini formë sipas udhëtimit tuaj.

Mjafton ta shikoni vetëm një herë dhe menjëherë do të kuptoni se Kona e re është përpara kohës së saj. Futuristike? Padyshim, por nuk ka asgjë radikale në lidhje me këtë, risitë e saj në dizajn janë bërë pikërisht siç duhet të ishin bërë. Gjeometria është sofistikuar me plot detaje të teknologjisë së lartë, si teknologjia e ndriçimit LED.

Disqet tërheqës të aluminit do t'ju frymëzojnë dhe magjepsin.

Jepini formë sipas udhëtimit tuaj.

Listë çmimesh, karakteristika teknike, broshurë

Dokumenti Titulli Linku
PDF Dokumenti | 0.71MB hyundai_kona_facelift_broshura_20240222_074946.pdf

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.