Tempomat smart me Stop&Go

Ju rregulloni shpejtësinë dhe SCC e ruan atë, sikurse ruan edhe distancën e sigurt nga automjeti përpara pa pasur nevojë të shtypni pedalin e gazit ose të frenimit.

 

Ndihma në shmangien e përplasjes ballore (FCA)

Në qoftë se ekziston rreziku i përplasjes me një makinë ose këmbësor, kamera e përparme e sistemit FCA ju jep një paralajmërim të hershëm dhe nëse është e nevojshme, FCA automatikisht aktivizon frenat për të parandaluar përplasje.

Ndihma për mbajtjen e korsisë (LKA) / Ndihma për ndjekjen e korsisë

LKA / LFA ju mban të sigurt në mes të korsisë duke përdorur kamerën e përparme për monitorim të vijave të korsisë. Kur zbulohet një lënie e paqëllimshme e korsisë, do të aktivizohet paralajmërim dhe nëse është e nevojshme, LKA do të korrigjojë automatikisht drejtimin për ta mbajtur automjetin në korsi.

Ndihma për shmangien e përplasjeve në kënd të vdekur (BCA)

BCA përdor radarin për të monitoruar të dy këndet tuaja të verbra. Në qoftë se automjeti zbulon në një kënd të verbër, ndërsa sinjali i kthesës po pulson, BCA automatikisht do të zbatojë frenimin e përparmë në anën e majtë ose të djathtë përpara se të përpiqeni të ndryshoni korsi, duke ju ndihmuar dhe duke ju tërhequr prej ndryshimeve të pasigurta të korsisë dhe përplasjeve të mundshme.

Paralajmërim për distancën gjatë parkimit (PDË)

Sensorët e afërsisë në parakolpët e prapakolpët ju paralajmërojnë kur të jeni afruar shumë, për të shmangur gërvishtjet dhe për të parkuar më të sigurtë.

Ndihma në dalje të sigurt nga automjeti (SEA)

SEA bllokon përpjekjet për të çaktivizuar bllokimin e sigurisë për fëmijët dhe parandalon hapjen e derës së pasme kur nuk është e sigurt. 

Listë çmimesh, karakteristika teknike, broshurë

Dokumenti Titulli Linku
PDF Dokumenti | 0.71MB hyundai_kona_facelift_broshura_20240222_074946.pdf

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.