Revolucion në evolucionin e dizajnit.

Dizajni i sofistikuar dhe progresiv i Tucson-it krejtësisht të ri është revolucionarizuar. Sipërfaqet e skalitura dhe linjat dinamike të Tucsonit plotësisht të ri e vendosin atë në vend të parë të dizajnit SUV, duke e ngritur estetikën moderne në nivel të ri. 

Dizajni i jashtëm

E sjell sensualitetin sportiv në botën SUV.

Me një kabinë më të madhe dhe më të gjerë, ai është SUV i parë i kompanisë Hyundai që është zhvilluar në përputhje me filozofinë dizajnuese të sensualitetit sportiv. Pozicionimi i tij sportive, i kombinuar me këndet e mprehta dhe raportet dinamike të sipërfaqeve të pasura, krijon një panoramë progressive e cila nuk e ul trashëgiminë e fortë SUV të Tusconit. 

Dizajni i jashtëm

Të parat drita të fshehura Parametrike në botë.

Grila parametrike e kromuar e errët e radiatorit me formë gjeometrike, transformohet menjëherë kur nisni makinën. Falë teknologjisë më të fundit të ndriçimit të tipit gjysmë pasqyrë, drita parametrike e fshehur fshihen kur fiken, ndërsa kur ndizen, ana e jashtme e grilës së radiatorit shndërrohet në formë me shkëlqim si krahë, duke krijuar një stil ndriçimi unik të teknologjisë së lartë. Kur fiken, bashkohen përsëri me grilën.  

Të parat drita të fshehura Parametrike në botë.
Vija karakterizuese anësore në formën e germes Z

Vija karakterizuese anësore në formën e germes Z

Detajet e theksuara dizajnuese të teknologjisë së lartë, si linjat karakterizuese anësore në forëm e germës Z, krijojnë përshtypje sportive dhe dinamike. 

Linja e theksuar e kromuar

Linja e theksuar e kromuar

Pamja sportive e Tucson krejtësisht të ri theksohet nga linja e kromuar me formë parabolike të rrumbullakosur, i cili fillon nga pasqyrat e jashtme dhe zgjatet deri në bagazh. 

Kombinimi i dritave të pasme LED

Kombinimi i dritave të pasme LED

Dritat e pasme LED të gjera me detaje të dritave të fshehura në mënyrë parametrike janë vazhdim i dizajnit dinamik progresiv.

Personalizoni Tucsonin tuaj të krejtësisht të ri.

Janë në dispozicionin tuaj edhe tre ngjyra të reja të gjalla: Shimmering Silver, Amazon Grey dhe Teal, prandaj tani mund të zgjidhni midis 9 ngjyrave të jashtme. Për më tepër, çatia opsionale dyngjyrëshe qoftë në ngjyrën Phantom Black apo në Dark Knight ju ofron më shumë mundësi që të personalizoni Tucsonin tuaj krejtësisht të ri për t’iu përgjigjur në mënyrën më të mirë shijes tuaj. 

Disqe Alumini.

Disqe Alumini.

Disqet opsionale 18” i 19” optimizojnë raportet mahnitëse dhe në këtë mënyrë theksojnë më tepër pamjen spektakolare.  

Logo xhami e teknologjisë së lartë.

Logo xhami e teknologjisë së lartë.

Elementet e teknologjisë së lartë të dizajnit në pjesën e pasme të automjetit janë kurorëzuar me logon e qelqtë të lëmuar të Hyundai, e cila duket si tredimensionale por në të vërtetë është në nivelin e sipërfaqes, gjë që e bën atë të theksohet ndjeshëm në krahasim me emblemat tradicionale të makinave.

Fshirëset e pasme të fshehura.

Fshirëset e pasme të fshehura.

Tucson krejtësisht i ri është modeli i parë i Hyundai i cili është pajisur me fshirëse të fshehura të pasme, të cilat zhduken nën spoiler kur nuk përdoren. 

Dizajni i brendshëm

Bukuria e hapësirës së ndërmjetme.

Këtu ndërdhuren në mënyrë harmonike hapësira, teknologjia dhe informacioni. Format sensuale sikur të jenë frymëzuar nga ujëvarat, ndërsa materialet e cilësisë së lartë gjenden në të gjithë brendësinë dhe ngrejnë pamjen dhe ndjesinë në një nivel të ri. 

Ndriçimi i ambientit.

Përshtatini dritat në mënyrën që dëshironi. Ndriçimi i ambientit ofron 64 ngjyra të rregullueshme dhe 10 nivele ndriçimi që përshtaten lehtësisht me disponimin tuaj. Burimet e dritave janë në dyshemenë e konsolës qendrore, ndërsa baza e karikimit pa tel të telefonit në në ndarjen zgjatuese në dyer.

Kontrolli shift-by-wire.

Menaxhimi i Shift-by-ëire është i lidhur me një mbështetëse të pozicionuar ergonomikisht për duart  për përdorim intuitiv dhe përmirëson vërtet pamjen e qartë në brendësi.   

Hapësira e rritur.

Më e gjerë se kurrë, Tucson krejtësisht i ri iu ofron pasagjerëve komoditet dhe hapësirë ​​të gjerë gjë që zakonisht vështirë ta gjesh në makinat e këtij segmenti. Udhëtarët në sediljet e pasme gëzojnë hapësirën ​​shtesë për këmbët.

Gëzoni në më shumë hapësirë për bagazhet.

Bagazhi është i zmadhuar dhe varet nga pajisjet dhe motori i përzgjedhur: në përgjithësi do të shijoni 620 litra hapësirë ​​për bagazh me sedilje të ngritura dhe 1799 litra kur sediljet palosen. 

Timoni.

Mund ta kapni atë më mirë dhe ka një dizajn të ri të kutisë ndarëse për komoditet të përmirësuar. Dizajni i ri i timonit gjithashtu projekton shkëlqimin dizajnues të kabinës.

Çati panoramike.

Lëreni diellin të hyjë në makinën tuaj dhe shijoni erën në flokët tuaj kur hapni çatinë panoramike të Tucsonit të ri.

Kombinimet e ngjyrave të brendshme.

Zgjidhni ndërmejt tre paketave me ngjyra të pajisjeve të brendshme, përfshirë Obsidian njëngjyrëshe, Moss Grey dhe Teal. Cilëndo ngjyrë të zgjidhni, linjat dekorative të dyfishta argjendi nisin nga konsola qendrore deri tek dyert e pasme dhe përshtaten në mënyrë harmonike me sipërfaqet e shtresuara të materialit në tonet neutrale plotësuese. 

Obsidian Black.

E zezë klasike me opsione vendesh prej tekstili ose lëkurë.. 

Moss Grey.

Brendësia në ngjyrë gri ka edhe opsionin me sedilje tekstili dhe lëkure.

Teal.

Zgjidhni sedilje në tekstil ose lëkurë me ngjyrë të zezë, me qepje bruz në sediljet, mbështetëset e krahut dhe kutinë e marshave. Inserte tekstili bruz hasen gjithashtu në tekstilin crash pad dhe në veshjet e dyerve.

Kalojeni në nivelin tjetër. Tucson N Line i ri sportiv.

Ndjeni pasionin dhe forcën. Ju prezantojmë me modelin krejtësisht të ri të markës Tucson N Line, dinamik dhe sportiv.  Pajisja e inspiruar N Line rrezaton me detaje të forta.  

Kalojeni në nivelin tjetër.  Tucson N Line i ri sportiv.

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.