Praktike dhe e gjithanshme

Kona Electrike e re është dizajnuar për prakticitet dhe rehati maksimale. Nisuni për rrugë dhe përfitoni nga kapaciteti i shkëlqyer i bagazhit 332 l. ose kaloni në ngrohje ose ventilim opsional të sediljeve për një udhëtim më të këndshëm.  Të gjitha funksionet inteligjente si monitori i pasmë dhe display head-up ofrojnë që të mbërrini në destinacionin tuaj më të sigurt dhe më pak pa stres. 

Shift-by-wire

E bukur dhe e lehte. Thjesht, me ndihmën e butonit që ndodhet në konsolën qendrore, kaloni në mes të pozicioneve të ngarjes, neutrales, dhe indietros ose parkimit. 

Kontrolli automatikisht i kondicionimit të ajrit.

Rregulloni nivelet e preferuara nga ju të temperaturës për vendet e shoferit dhe pasagjerit ose çaktivizoni zonën e pasagjerit përpara për të kursyer energjinë e baterisë kur jeni vetëm.

Ngrohja dhe ventilimi i sediljeve.

Ngroh gjatë dimrit dhe ftoh gjatë verës. Sediljet e shoferit dhe të pasagjerit janë në dispozicion me ngrohje dhe ventilim.

Komoditeti në sediljet e pasme.

Pasagjerët në vendet e pasme do të vlerësojnë ngrohjen dhe portat përshtatëse USB të pasme për karikim të rehatshëm të telefonave inteligjentë. 

Frena parkimi e tipit elektronik (EPB).

Frena elektronike e parkimit ndodhet në konsolën qendrore. E përshtatshme dhe i lehtë për t'u përdorur, gjithashtu çliron hapësirën në ambientet e brendshme.

Monitori i pasmë.

Gëzoni në dukshmërinë më të mirë kur parkoni dhe ngisni makinën. Me prekjen e butonit, monitori i pasmë ju tregon saktësisht se çfarë po ndodh pas jush në ekranin qendror me prekje, madje edhe ndërsa ngisni. 

Head-up displej (HUD).

Me një shikueshmëri mbresëlënëse, ekrani ynë Head-up ju ndihmon të qëndroni të sigurt me projeksionin e informacioneve të rëndësishme si shpejtësia, komandat naviguese dhe paralajmërimet në lartësinë e të shikuarit. 

Pikat live të interesimit.

Mund të përshtatni lehtësisht nivelin e frenimit rikuperues me ndihmën e komandës në timon. Ju gjithashtu mund të frenoni në mënyrë aktive me tërheqjen e çelësit të majtë në timon.

Ndërlidhja

Kampion në komoditetin e ndërlidhur.

Kona Electrike e re ka teknologjinë më të fundit inteligjente dhe funksionet e nivelit më të lartë të ndërlidhjes si shërbimet e ndërlidhura

Bluelink® të cilat ju mundësojnë të kontrolloni makinën tuaj me smartphone ose me zërin tuaj.

Një pajtim pesë vjeçar falas ndaj Hyundai LIVE Services është i lidhur me një sistem navigimi me ekran të madh 10,25 ". 

Ekran i ri navigimi me prekje 10,25 ".

Ekrani i ri me prekje 10.25 "mbështet Apple CarPlay® dhe Android Auto®, në mënyrë që të mund të lidhni telefonin tuaj dhe të keni të gjitha funksionet e telefonit para jush në ekranin e madh.

Sistemi superior i tingullit KRELL.

Qëndroni on-line në udhëtimin në qytet ose kaloni në offline ndërsa jeni off-road dhe e ngrini muzikën deri në fund. Sistemi kampion i tingullit KRELL ju ofron një performancë të shkëlqyeshme të tingullit, kështu që mund ta shijoni në maksimum.

E-call

Telefonon automatikisht shërbimet e urgjencës në qoftë se keni pasur një aksident dhe në qoftë se janë aktivizuar jastëkët e ajrit. Ose shtypni butonin SOS për ndihmë në rastet emergjente në çdo kohë, 365 ditë në vit.

Karikim pa tel.

Porta e vendosur përshtatshëm për karikim pa tel ofron karikim të shpejtë dhe të lehtë të telefonit celular për pajisjet me teknologjinë e munësuar Qi.

Shërbimet e ndërlidhura Bluelink®.

Shërbimet e ndërlidhura Bluelink® sjellin ndërlidhje të pandërprere direkte me Knoën e re Electrike me njohje zëri on-line dhe me një gamë të gjerë funksionesh për ta bërë udhëtimin tuaj më të rehatshëm dhe të kënaqshëm. Krahas shumë funksioneve inteligjente që mund të kontrolloni me aplikacionin Bluelink, një pajtim falas pesëvjeçar tek Hyundai LIVE Services është përfshirë gjithashtu në sistemin e navigimit.

 

Navigimi i miljes së fundit.

Ruani gjithçka ashtu si ju doni. Tani mund të ruani cilësimet e informacionit, të tilla si gjuha, Bluetooth dhe cilësimet e navigimit. 

Njohja e zgjeruar zanore.

Aktivizoni ose kontrolloni funksione të tilla si cilësimet e kondicionimit të ajrit, kontrollet e infotainment dhe të ngrohjes së pasqyrave anësore, si dhe ngrohjen e timonit nëpërmjet komandave zanore.

Aplikacioni i telefonit smart Bluelink®.

Kontrolloni makinën tuaj nga dora. Aplikacioni Bluelink ju lidh me makinën nëpërmjet telefonit tuaj celular, kështu që mund t’i bëni të gjitha: nga mbyllja e derës dhe verifikimi për mbushjen e baterisë ose ngrohja paraprake e automjetit tuaj në ditë të ftohta ... dhe shumë më tepër se këto. Zbuloni më shumë më poshtë.

Rregullimet e klimatizimit në distancë.

Është shumë ftohtë jashtë? Nuk ka problem. Kona Electrike ju lejon të zgjidhni kohën në të cilën dëshironi të ngrohni paraprakisht makinën tuaj, të shkrini xhamat dhe të aktivizoni ngrohjen e timonit kur jeni lidhur me një burim të jashtëm të energjisë, si në shtëpi në garazh. Është komforte dhe gjithashtu kursen fuqinë e baterisë që do të duhet më vonë për të ngrohur makinën gjatë rrugës.

Intervali me fuqinë e mbetur të baterisë (DTE).

Para se të niseni verifikoni distancën që mund të përshkoni me Hyundain tuaj me karikimin aktual.

Plani orar i karikimit.

Aplikacioni Bluelink ofron akses dhe kontroll nëpërmjet planit tuaj orar të karikimit të Hyundait tuaj elektrik.

Menaxhoni planin tuaj orar që të siguroni jetëgjatësinë më të mirë të baterisë dhe normën aktuale. Dhe sigurisht që makina juaj është plotësisht e karikuar kur të jeni gati për tu nisur.

Kufizimet e karikimit.

Ndryshoni cilësimet e paracaktuara. Merrni kontrollin e plotë të karikimit të automjetit tuaj elektrik.  Ju vendosni për kufijtë për karikim të shpejtë dhe të plotë, në qoftë se dëshironi.  

Navigimi i miljes së fundit.

Përfundoni navigimin në këmbë. Nëse jeni në intervalin nga 200m deri në 2 km, mund të transferoni navigimin nga makina në aplikacionin Bluelink. Me shumë mundësi reale, telefoni juaj do t'ju çojë saktësisht atje ku dëshironi të shkoni.

Destinacioni dërguar me makinë.

Në qoftë se Kona juaj e re është e pajisur me navigim, mund të përdorni aplikacionin Bluelink për të kërkuar destinacione ndërsa jeni jashtë makinës. Bluelink pastaj sinkronizon itinerarin në sistemin tuaj të navigimit. Thjesht hyni dhe shtypni: nisu.

Gjej makinën time.

Keni harruar ku keni parkuar? Thjeshtë hapni aplikacionin Bluelink për të parë vendndodhjen aktuale të makinës suaj, kudo në botë.

Bllokimi (mbyllja) dhe zhbllokimi i derës në distancë.

Keni harruar të mbyllni Hyundai tuaj? Mos u shqetësoni, makina juaj do t'ju njoftojë duke ju dërguar një mesazh në smartphonin tuaj. Pastaj, pasi të fusni kodin tuaj PIN, mund të mbyllni ose zhbllokoni derën duke përdorur butonin në aplikacionin Bluelink.

Njoftimi i alarmit.

Bluelink gjithmonë kujdeset makinën tuaj. Në qoftë se dikush përpiqet të depërtojë në Konën tuaj plotësisht të re edhe kur dera nuk është më e mbyllur dhe e hapur, në smartphonin tuaj do të mbërrijë një mesazh.

Informacionet mbi gjendjen e automjetit.

Për të qenë më të relaksuar mund të kryeni një kontroll të plotë diagnostikues të automjetit duke përdorur aplikacionin Bluelink. Informacioni për automjetin mund të paraqesë të dhëna mbi presionin e gomave, indikatorin e difekteve, jastëkët e ajrit, sistemin e frenimit, etj.

Cenovnik, tehničke karateristike, brošura

Dokument Naziv Link
URL Dokumenti Lista e çmimeve

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.