Së jashtmi

Pjesa e përparme

Pjesa e përparme

Makina juaj. Ngjyra juaj.

Pershtateni vetes i20 tuaj të re duke pasqyruar stilin tuaj personal dhe zgjidhni një prej 10 ngjyrave të jashtme njëlloj magjepsëse që plotësojnë pamjen e saj tërheqëse. Për më tepër, varianti me dy ngjyra me çatinë Phantom Black i jep makinës një pamje të veçantë dhe moderne, e cila është unike ashtu si edhe ju. 

Makina juaj. Ngjyra juaj.

Pamja sportive e pjesës qendrore të përparme.

Parakolpi karakteristik përpara është formësuar për thithës të spikatur të ajrit dhe grilë të re të theksuar me një dizajn të ndërthurur që të lë përshtypjen e pare të fortë. 

Dritat e ditës të reja.

Pamje dhe siguri sportive. Dritat e ditës bëjnë përshtypje në rrugë dhe përmirësojnë dukshmërinë dhe pamjen e i20 tërësisht të re për pjestarët e tjerë në trafik. 

Pjesa anësore

Pjesa anësore

Me pamjen tuaj tërhiqni vëmendjen.

I hijshëm dhe mahnitës, i20 krejtësisht e re vendos sfida të reja me dizajnin e saj të ri sensual sportiv. Më e gjerë, e gjatë dhe me një çati më të ulët se paraardhësi, i20 është makina e parë në Evropë që frymëzohet nga filozofia e dizajnit Sport Sensuality të kompanisë Hyundai, që përfaqëson një kombinim harmonik të raporteve energjike, të stilit dhe teknologjisë. 

Me pamjen tuaj tërhiqni vëmendjen.

Ndriçim dinamik.

Fenerët e zgjatur LED të përparmë janë theksuar në mënyrë dinamike me dritat e mprehta të ditës, të cilat vizualisht lidhen me pjesën e pasme të makinës dhe krijon një pamje unike. 

Çati dyngjyrëshe.

Fenerët e zgjatur LED të përparmë janë theksuar në mënyrë dinamike me dritat e mprehta të ditës, të cilat vizualisht lidhen me pjesën e pasme të makinës dhe krijon një pamje unike. 

Disqe alumini 17"

Nisni një udhëtim me disqet e aluminit 17 " me stil dhe të dizajnuara enkas, që do të përmirësojë edhe më shumë qëndrimin e saj dominues në rrugë. 

Dizajn unik i kolonës i kolonës C.

Qëndrimi personal dinamik i i20 tërësisht të re është arritur përmes zgjedhjeve të theksuara të dizajnit, i cili dukshëm i theksuar me dizajnin e ri të kolonës C. 

Ana e pasme

Ana e pasme

I rikonfirmuar sportiv.

Dinamik, i veçantë, sensual sportiv dhe me dizajnin e saj revolucionar, i20 krejtësisht e re e kompanisë Hyundai vendos standarde të reja në segmentin e saj.  Pamja e saj energjike e shoqëruar me zgjedhje të pasur me opsionet e reja interesante të pjesës së brendshme e bën atë makinën perfekte që i përgjigjet personalitetit tuaj.

I rikonfirmuar sportiv.

Dizajn unik ndriçimi.

Kombinimi LED i dritave në formë Z shtrihet në mënyrë perfekte vizualisht përtej derës së pasme të bagazhit duke lidhur dritat e pasme që krijon një pamje unike.

 

Prapakolp i rindërtuar.

Dizajni i ri i prapakolpit thekson pamjen dinamike të i20 tërësisht të re, duke krijuar një makinë që rrezaton një pozicion sportiv nga çdo kënd.

Brendësia

Brendësia

Brendësia

Bukuria e vërtetë vjen nga brenda.

Brendësia e ridizenjuar e i20 krejtësisht të re përshtatet në mënyrë të përsosur me pjesën e jashtme të automjetit, e cila tërheq të gjithë vështrimet. Krahas numrit të madh të opsioneve përshtatës të disponueshme, keni në dispozicion edhe mjetet për të përshtatur saktësisht makinën në shijen tuaj personale.

Bukuria e vërtetë vjen nga brenda.
Audio Video Navigimi (AVN) 10.25''

Audio Video Navigimi (AVN) 10.25''

Ekrani 10.25 inçh me prekje ofron qasje të lehtë me funksionet e makinës, sistemin e informacionit, navigimin dhe aplikacionet e smartphone-ve.

Paneli elegant i kontrollit.

Prerjet elegante horizontale theksojnë pamjen jokonvencionale moderne të panelit të kontrollit, duke nxjerrë në pah dizajnin e hijshëm dhe të gjerë të konsolës së përparme..

Timon sportiv me katër krahë.

Drejtoni dhe qëndroni të lidhur nëpërmjet telekomandave në timonin sportiv.  

Drejtoni dhe qëndroni të lidhur nëpërmjet telekomandave në timonin sportiv.

Drejtoni dhe qëndroni të lidhur nëpërmjet telekomandave në timonin sportiv.

Projektuesit e kompanisë Hyundai kanë krijuar një pamje të freskët e të re, duke aplikuar një gamë të gjerë zgjidhjesh inovative estetike dhe teknike për një ambjent të ajrosur dhe moderne. 
Dyert vijojnë në panelin e kontrollit në një mënyrë elegante dhe sensuale, të frymëzuar nga format e natyrës. Forma e derës përshtatet në mënyrë të përsosur me panelin e instrumenteve, ndërsa drita LED e ambientit krijon një theks të hollë dhe të sofistikuar të kaltër në kabinë.

 

Paneli instrumentave dixhital me shkëlqim 10.25

Paneli instrumentave dixhital me shkëlqim 10.25"

Për një pamje të theksuar të teknologjisë së lartë të kabinës, panel i ri me shkëlim i instrumenteve 10.25’’ shfaq informacionet bazë të ngarjes ku mund t'i shihni edhe më mirë: përpara dhe në mes. Shfaqjen në ekran mund ta ndryshoni sipas dëshirës tuaj: shpejtësia juaj mund të shfaqet në mënyrë dixhitale, si dhe vlera e energjisë (vetëm për 48V) ose funksionet e SmartSense. 

E zezë.

Një klasik i përjetshëm, i thjeshtëzuar, por megjithatë me shkëlqim dhe modern, është padyshim zgjedhja e duhur për ata që preferojnë një brendësi të qetë.

E zezë & Gri.

Skema e ngjyrave të zeza dhe gri theksohet me damarin, duke i bërë tiparet sportive të i20-ës së re të dukshme edhe në kabinë.

Jeshile e gëlqeres.

Sa e gjallë aq dhe elegante, opsioni me damar jeshil të Gelqeres nxjerr në plan të parë karakterin dinamik të i20 krejtësisht të re.

Dritat e ambientit LED.

Udhëtimet gjatë natës janë gjithmonë një përvojë e veçantë. Ndriçimi i brendshëm elegant ambiental LED, i rregulluar mirë i shton kënaqësinë udhëtimit tuaj.

E krijuar për rehati.

Komoditeti dhe stili sportiv shkojnë krah për krah në i20 tërësisht të re.
Sediljet e cilësisë së lartë prej pëlhure garantojnë rehati maksimale në çdo rrugë. 

 

Lista e çmimeve, karateristikat teknike, broshura

Dokumenti Titulli Linku
PDF Dokumenti | 1.5MB Broshura i20 e Re

Programoni një test drive / Kërkoni një vlerësim

www.hyundai.al përdor cookies (biskotat) dherespekton privacinë tua! Nei përdorimcookies për qëllime të ndryshme siç ështëfunksionaliteti i faqes në internet, përpërvoja sa më të mirë përdoruese, përintegrimin me rrjetet sociale. Duke vazhduar vizitën tuaj në faqen tonë tëinternetit, ju pranoni që përdorni cookies, por jo edhe të dhënat personale.